Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Informata për të punësuarit
Pro-rektor për çështje financiare

Pro-rektor për çështje financiare


Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti është Pro-rektor për çështje financiare.

Ai është shtetas i Republikës së Maqedonisë, i lindur në vitin 1959 në Tetovë. Diplomoi në vitin 1982 në Fakultetin e Ekonomisë në Prishtinë (Kosovë). Magjistraturën e kreu në vitin 1999, në Universitetin “Shën Kirilit dhe Metodi" në Shkup – Fakultetin Ekonomik, Departamenti i Ekonomisë Monetare. Doktoroi në të njëjtin Universitet - studimet e politikës fiskale, në vitin 2002.

Eksperiencën e tij punuese e filloi në shërbimet e Kontabilitetit Financiar në ‘’Tehno-Promet’’ Tetovë (1983-1985), ku gjatë viteve1985 – 1987 qe Përgjegjës i Financave. Gjatë periudhës 1987-1994 qe inspektor i shërbimeve tatimore në nivel shtetëror, kurse më pas Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së të ardhurave publike të Maqedonisë. Në vitin 1995 u emërua Drejtor i Përkohshëm në institucionin e njëjtë. Gjatë viteve 1996-1997 qe Ministër i Zhvillimit në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa prej vitit 1997-1998 Ministër i Transportit dhe Lidhjeve…

Gjatë periudhës 2000-2001 ishte Asistent Profesor në fakultetin e Ekonomisë - Universiteti i Tetovës. Prej vitit 1998 është bashkëpunëtor i Institutit "HE-MA" nga Hamburgu, në fushën shoqëroro-ekonomike.


©2007 Universiteti i Evropës Jug-Lindore . All rights reserved.