Ndëro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Programet

 

Fakulteti: ADMINISTRIMI I BIZBNESIT

Institucioni/organi për dhënien titullit

Universiteti i EJL-së

Institucioni arsimor

Universiteti i EJL-së

Vendi i mbajtjes së mësimit

Kampusi i UEJL-së (Tetovë)

Program i akredituar nga:

Bordi i akreditimit

Grada finale shkencore

Bachelor për administrim biznesi (240 SETK)

Programi

Administrim biznesi

Data e përpunimit/revizionit

Janar  2008

Grupi i studentëve

Gjenerata e vitit akademik 2008/2009

 

Qëllimet mësimore të programit

  • T’i përgatit studentët të ndërtojnë karrierë në sferën e administrimit të biznesit, që të punësohen në organizatat publike dhe private dhe në sektorin joqeveritar;
  • T’i ndërlidh teorinë me praktikën që t’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri për ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe për ndryshimet teknologjike, të cilat e ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të punës;
  • Ti ngrit në nivel të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimit të menaxhimit bashkëkohor;
  • Të krijojë kuadër të aftë, i cili do të administrojë me kompanitë publike dhe private, si dhe kuadër, i cili do të jetë i aftë profesionalisht dhe kompetent të marrë pjesë në proceset integruese të vendit tonë për të hyrë në Unionin Europian.
  • Të aftësojë dhe ndërtojë menaxherë të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm për të ndërmarrë aksione, por të dijë të ballafaqohet edhe me rreziqe që ndërlidhen me çdo iniciativë, të jenë persona fleksibil, të vendosur dhe të guximshëm;
  • Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra e të menduarit, dhe të mundësojë zhvillimin e aftësive për parashikimin e klimës së ardhshme të biznesit dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21. 

 

Struktura e programit studimor, kushtet e studimi, niveli, moduli dhe kreditë.
Në kuadër të institucionit të lartë arsimor UEJL-së, Fakulteti i Administrimit të Biznesit zë vend të rëndësishëm në edukimin e kuadrit profesional nga sfera e ekonomisë dhe biznesit. Studimet në Fakultetin e Administrimit të Biznesit zhvillohen sipas Sistemit evropian të transferimit të kredive (SETK). Mësimi zhvillohet në  mënyrë të rregullt (full-time) dhe me korrespondencë (part-time), dhe zgjat një vit (dy semestra), përkatësisht 60 SETK-kredi. Studentët e ndjekin mësimin në lëndë obliguese dhe lëndë zgjedhore. Lëndët përfshijnë kreditë, të cilat korrespondojnë me 30 orë ligjërata (teori) dhe 15 (praktikë). Çdo vit duhet të merren nga 60 kredi për rreth 1800 orë në vit. Informacione më të hollësishme për kreditë mund të merren në katalogun e universitetit. Lëndët ndahen në  njësi semestrale. Studentët duhet t’i mbarojnë të gjitha provimet  sipas programit të zhvilluar studimor obligues. Pjesëmarrja në ligjërata është e obligueshme dhe paraqet kusht primar për të kaluar me sukses provimin. Çdo lëndë duhet të realizohet  duke i plotësuar kërkesat e shtruara në programin (silabusin) e lëndës.
      Ligjërata ju mundësojnë studentëve t’i zhvillojnë dhe prezantojnë njohuritë, kualitetin dhe karakteristikat tjera në sferën e administrimit të biznesit. Përveç kësaj, edhe ligjërata tradicionale dhe interaktive, seminare të udhëhequra nga tutorët dhe ekspertët profesional; puna në ndërmarrje, ligjëruesit-viziting, përfaqësues të ekipeve menaxhere të ndërmarrjeve të mëdha në Maqedoni dhe të ngjashme.
        Në kuadër të programit të lëndëve, vlerësimi bëhet nëpërmjet këtyre komponentëve:   

  • Pjesëmarrjes në ligjërata;
  • Pjesëmarrjes në ushtrime
  • konsultimeve;
  • punimeve të seminarit;
  • provimit përfundimtar.

 

PROGRAMI STUDIMOR I FAKULTETIT TË ADMINISTRIMIT TË BIZNESIT  

Semestri  7

Kreditë

Dimëror/ Veror

Orët teorike

Orët praktike

Gjithsej
Orët studimore

Madhësia e grupeve

Ekonomia e avancuar

6

D

30

15

180

100/30

Statistika aplikative

6

D

30

15

180

100/30

Sjellja organizative

6

D

30

15

180

100/30

Sistemi  dhe politika monetare

6

D

30

15

180

100/30

Lënda zgjedhore

6

D

30

15

180

100/30

Gjithsej

30

 

 

 

900

 

Lëndët zgjedhore 7:

1. Komunikimi afarist
2. Tregtia e jashtme
3. Menaxhimi i  investimeve

Semestri  8

Kreditë

Dimëror/ Veror

Orët teorike

Orët praktike

Gjithsej
Orët studimore

Madhësia e grupeve

Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit

6

V

30

15

180

100/30

Ekonomia publike

6

V

30

15

180

100/30

Shpërndarja me metodat e shitjes

6

V

30

15

180

100/30

Etika e biznesit dhe përgjegjësia shoqërore

6

V

30

15

180

100/30

Lënda zgjedhore

6

V

30

15

180

100/30

Gjithsej

30

 

 

 

900

 

 Lëndët zgjedhore 8:  

  1. Menaxhimi ndërkombëtar
  2. Menaxhimi i  portofolios
  3. Zhvillimi ekonomik rajonal dhe lokal

 

Për më tepër klikoni këtu për të shkarkuar programin studimor të Fakultetit të Administrimit të Biznesit

 

 

©2008 South East European University. All rights reserved.