Deri në mbarimin e programit, studentët do të pajisen me njohuri dhe do t’i kuptojnë të gjitha segmentet e së drejtës ndërkombëtare, siç janë: të drejtat e njeriut, organizatat ndërkombëtare Kombet e Bashkuara dhe organet e saj, funksionimi i i institucioneve të së drejtës ndërkombëtare dhe krijimi I tyre, e drejta humanitare, rregullat qenësore relevante për sferat kyçe të së drejtës ndërkombëtare, perspektivat teorike dhe debatetet akademike, të cilat në mënyrë qenësore i vënë në dukje sferat juridike , aspektet kyçe, problemet juridike dhe parimet lidhur me ratifikimin e konventave të caktuara ndërkombëtare në vendet anëtare;
Pas përfundimit të programit, studentët do të mund:
Me sukses t’i zbatojnë njohuritë e fituara nga e drejta ndërkombëtare në shumë situata ku shqyrtohen problemet relevante praktike ose teorike;
T’i vlerësojë problemet në bazë të kontekstit, relevancës dhe rëndësisë të tyre dhe t’i ndërlidh informacionet relevante dhe burimet kyçe nëpërmjet mjeteve elektronike ose mjeteve tjera;
T’i vlerësojë problemet dhe të gjejë zgjidhje për lidhur me zbatimin e të drejtës penale në shtet, t’i formulojë argumentet për problemet kryesore dhe sferat kontraverze dhe të prezantojë mendim racional të bazuar në materiale relevante;
T’i njohë argumentet potenciale alternative dhe dëshmitë kundërthënëse sipas mendimit të vetë dhe t’i prezantojë;
Të demonstrojë mendimin e lirë dhe aftësi për të ofruar nxitje kritike për njohuritë e fituara për probleme individuale.
Të kontribuojë në mënyrë konstruktive në progresin shkencor.
Rezultati e nxënies së mësimit
Cikli i dytë i programit për të drejtën publike ndërkombëtare do të ofrojë njohuri solide dhe kuptim sistematik për strukturat institucionale, parimet kyçe juridike dhe kontekstet e caktuara të së drejtës ndërkombëtare.
Njohuritë e fituara
Ligjëratat/mësimi, metodat dhe strategjitë e vlerësimit të cilat përdoren për arritjen dhe prezentimin e rezultateve
А. Njohuritë e fituara dhe shqyrtimet
Ligjëratat/mësimi
1. Programi do t’ju mundësojë studentëve fitimin e shkathtësive për t’u ballafaquar me problemet juridike, me ratifikimin e instrumenteve juridike ndërombëtare dhe do t’I nxit studentët në zhvillimin e vetëdijes kritike për funskionimin e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Ligjëratat do të ndiqen nëpërmjet tri orëve të seminare, të cilat do të mbahen çdo të ditën javë. Në fillim të ligjëratave, ligjëruesi do ta paraqes kontekstin e përgjithshëm të lëndës dhe ekspozenë e problemeve kyçe dhe do t’i vë në dukje sferat për të cilat do të diskutohet në të ardhmen. Këtë hyrje që do ta gjejnë studentët në literaturën e rekomanduar, ka për qëllim t’i fokusojë seminaret në diskutime të hollësishme për tema të caktuara, thjeshtë të bazuara në prezantime dhe ese nga ana e studentëve dhe aplikimi i diskutimeve për probleme kritike. Prezantimet kërkojnë nga studentët të formojnë pikëpamjet e tyre për fushën përkatëse dhe të zhvillojnë diskutime me ligjëruesin dhe me kolegët.
Vlerësimi
Vlerësimi i njohurive të fituara nga lëndët dhe kombinimi provimeve me shkrim (kolokuiume dhe provimi final) esetë e përbërë prej 4000 deri më 5000 fjalë, të cilat patjetër duhet të dorëzohen për çdo lëndë të ndjekur, kolokuiumi dhe provimi final. Pjesa tjetër e programit kërkon nga studentët të hulumtojnë, të shkruajnë dhe ta dorëzojnë disertacionin e bërë prej 15.000 deri më 20.000 fjalë, pas caktimit paraprak të temës nga fusha e së drejtës ndërkombëtare, dhe nën mbikëqyrjen e një anëtari të kuadrit akademik me përvojë nga fusha përkatëse
2. Programi është hartuar me qëllim të zhvillimit të shkathtësive nga sfera e hulumtimeve juridike akademike, posaçërisht përmes prezantimit me shkrim të argumenteve në frymën e integrimit të vlerave relevante akademike dhe t’ju ndihmojë atyre studentëve të cilët mendojnë vazhdimin e studimeve të tyre në një nivel më të lartë,në fitimin e një baze të mirë për teknikat e domosdoshme dhe për metodat hulumtuese të cilat janë pjesë e lëndëve të specializuara.
3. Ky program do t’ju mundësojë studentëve kualifikime të vlefshme pasuniversitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin udhëheqës në procesin e integrimit të vendit tone në rrjedhat botërore dhe zhvillimin e shkathtësive ekonomike të atyre studentëve, të cilët pas diplomimit janë të interesuar për t’u punësuar në sektorët e politikës së jashtme dhe në organizatat ndërkombëtare.