Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Konkurs

CIKLI I PARË I STUDIMEVE - DERIDIPLOMIKE

Në bazë të nenit 108, të Ligjit për arsimin e lartë (Gazeta zyrtare e R. Maqedonisë, nr. 35/08), Rregullores për kriteret e regjistrimit në studime në UEJL dhe vendimit të Senatit të UEJL-së, më 4 prill 2008, Këshilli i UEJL-së shpall: 

 

K  O  N  K  U  R  S

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, të ciklit të parë trevjeçare, në fakultetet e UEJL-së, për vitin akademik 2008/2009.

  1. Numri i studentëve në studime të rregullta

Në fakultetet e UEJL-së, në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2008/2009, në studime të rregullta, do të regjistrohet ky numër i studentëve:

  1. Studentë në studime të rregullta në Tetovë

Fakultetet

Nr. i studentëve me mësim në gjuhën shqipe

Nr. i studentëve me mësim në gjuhën maqedonase

Çmimi i studimeve
(për  semestër)

Fakulteti i Drejtësisë

160

60

650 €

Fakulteti i Administrimit të Biznesit

200

60

900 €

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Studime të Administrimit Publik
- Shkencat Politike
- Punë dhe Politikë sociale

 

150
60
30

 

60
-
-

 

650 €

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Shkencat Kompjuterike
- Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit(Inxhinieria Kompjuterike)

 

75

50

 

 

25

25

 

 

900 €

-Informatika e Biznesit

50

1000 €

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
- Gjuhë Angleze me Studime
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Gjuhë Gjermane me Studime
- Përkthim dhe Interpretim (Shqip - Maqedonisht)
- Gjuhë dhe Studime Evropiane: Drejtimi Gjermanisht-Shqip
- Gjuhë dhe Studime Evropiane: Drejtimi Frëngjisht-Gjermanisht
- Shkencat e Komunikimit

 

75
20
20

20

20

15
50

 

25
-
10

-

10

10
30

 

 

650 €

 

  1. Studentë në studime të rregullta në Shkup

Fakultetet

Nr. i studentëve me mësim në gjuhën shqipe

Nr. i studentëve me mësim në gjuhën maqedonase

Çmimi i studimeve
(për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë

50

50

650 €

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Informatika e Biznesit

 

50

 

  1. Numri i studentëve në studimet me korrespondencë

Në fakultetet e UEJL-së, në vitin e parë të studimeve, në vitin 2008/2009, në studime me korrespondencë, do të regjistrohet ky numër i studentëve:

  1. Studime me korrespondencë në Tetovë

Fakultetet

Nr. i studentëve me mësim në gj. shqipe

Nr. i studentëve me mësim në gjuhën maqedonase

Çmimi i studimeve
(për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë

30

20

650 €

Fakulteti i Administrimit të Biznesit

30

20

900 €

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Studime të Administrimit Publik
- Shkencat Politike

 

50
20

 

20
-

 

650 €

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Shkencat Kompjuterike

 

20

 

-

           

900 €

  1. Studime me korrespondencë, në Shkup

Fakultetet

Nr. i studentëve me mësim në gj. shqipe

Nr. i studentëve me mësim në gjuhën maqedonase

Çmimi i studimeve
(për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë

30

-

650 €

Fakulteti i Administrimit të Biznesit

30

-

900 €

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Studime të Administrimit Publik

 

30

 

20

 

650 €

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Shkencat Kompjuterikeii

 

20

                    
1000 €

-Në rast të paraqitjes së kandidatëve në nuër më të madh se numri i paraparë në këtë konkurs dhe të njëjtit nëse vlerësohen se i plotësojnë kriteret dhe standardet e kërkuara për regjistrim në UEJL, atëherë Këshilli i Universitetit mund të vendosë që të pranojë më së shumti deri në 10% prej tyre nga numri i paraparë me konkurs.
- Në rast të paraqitjes më pak se 20 kandidatë në programin studimor, Universiteti ruan të drejtën që të mos e hapë drejtimin përkatës dhe kandidatëve gjegjës do t’ju ofrojë mundësi që të regjistrohen në ndonjë program tjetër studimor.
- Rregullat e studimit për të gjithë studentët janë të shpallura në “Përmbledhjen e akteve normative për qeverisjen dhe regjimin e studimeve”, në web faqen e Universitetit: http://www.seeu.edu.mk/albanian/general/general.asp

  1. Kushtet dhe kriteret për regjistrim të studentëve të rregullt dhe me korrespondencë
  1. Të drejtë regjistrimi në Universitet kanë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose ekuivalentin e tij dhe që kanë kaluar maturën shtetërore.
  2. Në rast se në afatin e parë të regjistrimit nuk është plotësuar numri i paraparë me konkurs, atëherë të drejtë regjistrimi në afatin e dytë, përveç atyre që kanë kaluar maturën shtetërore, të cilët kanë përparësi për tu regjistruar, kanë edhe kandidatët e gjimnazeve që kanë kaluar maturën shkollore dhe kandidatët nga shkollat e mesme profesionale që kanë dhënë provimin përfundimtar.
  3. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose ekuivalentin e tij para vitit 2008, kanë të drejtë të regjistrohen vetëm në bazë të suksesit të shkollës së mesme.
  4. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose ekuivalentin e tij jashtë Republikës së Maqedonisë, kanë të drejtë të regjistrohen, bazuar në suksesin e shkollës së mesme, të cilën në ndërkohë duhet ta nostrifikojnë në Ministrinë e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë.
  5. Vlerësimi i suksesit nga shkolla e mesme dhe matura shtetërore, si dhe matura shkollore për nxënësit në gjimnazet e përgjithshme apo provimit përfundimtar për ata që kanë kryer në shkollat profesionale (për kandidatët në afatin e dytë të pranimit), shprehet me anë të pikëve. Në bazë të pikëve do bëhet edhe renditja e kandidatëve.
  6. Kandidatët që janë regjistruar pa provimin e maturës, do ti nënshtrohen testimit të njohurive nga gjuha angleze, në datën e paraparë në seksionin IV. Ky testim nuk është eliminues, por nevojitet për të përcaktuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze.
  7. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt apo me korrespondencë me financim të studimeve.
  8. Përparësi gjatë pranimit të studentëve me korrespondencë do kenë kandidatët që kanë status të të punësuarit dhe që kanë sukses më të lartë nga shkollimi i mesëm. Të punësuarit duhet të dokumentojnë statusin e tyre.
  9. Studentëve me korrespondencë do t’ju ofrohet 50% e plan-programit të fakultetit përkatës në formë të rregullt, ndërsa pjesën tjetër të programit do të mund ta kryejnë me studime vetjake (sipas udhëzimeve të mësimdhënësve).
  1. Afatet e paraqitjes dhe regjistrimit për studentët e rregullt dhe me korrespondencë

       Paraqitja e kandidatëve bëhet nga data 16 qershor deri më 1 shtator.
           
   Për kandidatët, të cilët e kanë kaluar maturën shtetërore në afatin e parë, lista e kandidatëve të pranuar do të shpallet 7 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga matura shtetërore. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të fillojë pas shpalljes së listës përfundimtare dhe do të zgjasë 14 ditë pas shpalljes së listës përfundimtare.

       Për kandidatët, të cilët e kanë kaluar maturën shtetërore në afatin e dytë, që kanë përparësi për pranim, apo atyre që kanë kaluar maturën shkollore në gjimnazet e përgjithshme ose që kanë kaluar provimin përfundimtar në shkollat profesionale, lista e kandidatëve të pranuar do të shpallet 5 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të afatit të dytë. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të fillojë pas shpalljes së listës përfundimtare dhe do të zgjasë 10 ditë pas shpalljes së listës përfundimtare.

       Testimi i njohurive nga gjuha angleze për të përcaktuar nivelin e njohjes së gjuhës (që nuk është kusht për pranim), për kandidatët, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2008, apo jashtë Republikës së Maqedonisë, do të organizohet në Universitat sipas programit që do të shpallet në mënyrë plotësuese në web faqen e Universitetit.

       Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e përmendura në pikën V, në klasën 802, në qytezën universitare ose nëpërmjet postës, në adresën:


Universiteti i Evropës Juglindore
Rr. Ilindenit pn
1220 Tetovë, Maqedoni
Telefonat e kontaktit:     044 356 247; 044 356 249

 

  1. Dokumentet për paraqitje në konkurs dhe regjistrim për të gjithë kandidatët

           Të gjithë studentët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e poshtëpërmendur për të aplikuar për
      vitin akademik 2008/2009:

      1. Formularin e plotësuar (i cili mund të merret në zyrat e Universitetit ose në web faqen zyrtare të Universitetit - www.seeu.edu.mk) dhe fletëpagesën (PP10), në shumë prej 1500 denarë, në adresën:

STOPANSKA BANKA
Llogaria rrjedhëse: 200-000877547449
Numri tatimor: 4028003134292

       2. Biografi e shkurtër në formë eseje ose letërinteresimi. Në këtë ese duhet të përmenden arsyet pse studenti aplikon në Universitetin e EJL dhe çka pret ai. Eseja duhet të shkruhet në bazë të aftësive të të shprehurit që paraqet mundësinë për ese konciz dhe origjinal, që do të shpalosë aspekte të caktuara të karakteristikave të personalitetit të studentit, biografinë e tij ose interesimet e tij.


       3. Diploma origjinale për kryerjen e arsimit të mesëm (për studentët që kanë kryer shkollimin e mesëm para vitit 2008 apo në shtet jashtë Republikës së Maqedonisë), si dhe dëftesat origjinale nga të gjitha vitet (ose kopje të verifikuara në noter).


       4. Vërtetimin për rezultatet nga matura shtetërore, gjegjësisht matura shkollore apo provimi përfundimtar.


       5. Çertifikatë e datëlindjes.


       6. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës.

Kandidatët, të cilët aplikojnë nga data 16 qershor deri në shpalljen e rezultateve të maturës shtetërore me dokumentet sipas pikave 1,2,3, 5 dhe 6, do të konsiderohen se janë të pranuar me kusht, pra kanë fituar të drejtën e rezervimit të vendit në fakultetin përkatës, ndërsa pranimi përfundimtar do të bëhet pas dorëzimit të dokumentit të paraparë në pikën 4.

PAKOJA E BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK 2008/09

Universiteti i EJL-së në bashkëpunim me Institutin Shoqëria e Hapur (OSI), Programi për përkrahje të shkollimit të lartë (HESP), ofron 100 bursa për të studiuar në UEJL, në ciklin e parë të studimeve.
Bursat janë vazhdimësi nga viti në vit deri në përfundim të ciklit të parë të studimeve trevjeçare.

  1. PROGRAMI I BURSAVE MERITORE “UNIVERSITETI I EJL”

Universiteti i EJL-së për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2008/2009, ofron 40 bursa meritore për kandidatet që do të përcaktohen të studiojnë në këto fakultete:

Fakultetet

Me mësim në gjuhën shqipe

Me mësim në gjuhën maqedonase

Vlera e bursës/vit (Euro)

Fakulteti i Drejtësisë

13

4

1.000

Fakulteti i Administrimit të Biznesit

9

3

1.200

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

 

9

 

2

 

1.200

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve në vijim:

  • 60%  nga rezultati i arritur në shkollë të mesme (notat  gjatë katër viteve)
  • 40% nga nota e maturës shtetërore
  • Nëse më tepër kandidatë kanë pikë të njëjta në renditje (nga dy kriteret e sipërpërmendura), atëherë do t’i nënshtrohen testimit seleksionues nga gjuha angleze.

 Mënyra e aplikimit
Formulari për aplikim mund të merret në www.seeu.edu.mk ose në ndërtesën administrative nr. 802.02/2, nga data 15 qershor deri më 15 gusht 2008,  gjatë kohës së aplikimit për regjistrim.

Formulari për aplikim duhet të dorëzohet brenda afatit të njëjtë në këtë adresë:


Universiteti EJL
Zyra për ndihma financiare
Ndërtesa administrative nr. 802.02/2
Tel:  044 356 188 / 356 044

Për çdo informatë shtesë kontaktojeni Zyrën për ndihma financiare – UEJL

  1. PROGRAMI I NDIHMAVE FINANCIARE “HESP“

Universiteti i EJL-së në bashkëpunim me Institutin Shoqëria e Hapur (OSI), Programi për përkrahje të shkollimit të lartë (HESP), ofron rreth 60 bursa në bazë te gjendjes financiare për kandidatet që do të përcaktohen të studiojnë në këto fakultete:

Fakultetet

Numri i bursave

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike

 

35

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

 

25

Fondi i bursave mbulon:

  • pagesë të pjesërishme të shkollimit - shuma maksimale 1000,- euro
  • dhe shpenzime të pjesërishme për transport - shuma maksimale  600,- euro  

Shënim: Shuma e bursës do të varet nga nevoja për ndihmë financiare të ç’do studenti në veçanti.
Kushtet e aplikimit

  • Aplikuesit duhet të jenë të pranuar në Universitetin e EJL si studentë të rregullt
  • Aplikuesit duhet ta dëshmojnë nevojën e tyre për ndihmë financiare
  • Të drejtë aplikimi kanë vetëm kandidatët shtetas të Maqedonisë
  • Do të evaluohen vetëm aplikacionet e kandidateve që kanë të paktën 60 nga 100 pikë të mundshme nga suksesi në shkollën e mesme dhe provimi i maturës shtetërore.

Shënim: Përparësi do të kenë studentët me aftësi të kufizuara!


Mënyra e aplikimit
Formulari për aplikim mund të merret në www.seeu.edu.mk ose në ndërtesën administrative nr. 802.02/2 nga data 15 qershor deri më 15 korrik 2008.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet deri më 15 gusht 2008, në këtë adresë:


Universiteti EJL
Zyra për ndihma financiare
Ndërtesa administrative nr. 802.02/4
Tel:  044 356 188 / 356 044

Për çdo informatë shtesë kontaktojeni vetëm Zyrën për ndihma financiare – UEJL
Do të shqyrtohen vetëm aplikacionet e kompletuara.

©2008 South East European University. All rights reserved.