Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Konkurs

STUDIMET E CIKLIT TË DYTË – PASDIPLOMIKE

Në bazë të nenit 108, të Ligjit për arsim të lartë të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e R. Maqedonisë, nr. 35/08), Rregullores për kriteret e regjistrimit në studime në UEJL dhe vendimit të Senatit të UEJL, më 4 prill 2008,  Këshilli i UEJL-së shpall:


KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në studimet e ciklit të dytë (pasdiplomike) dyvjeçare, sipas modelit 3+2, në fakultetet e UEJL-së, për vitin akademik 2008/2009

  1. Programet studimore në Tetovë

Programet studimore dyvjeçare të ciklit të dytë (studimet pasdiplomike), që ofrohen për vitin akademik 2008/2009, në fakultetet e UEJL-së, në Tetovë, janë si vijon:

Fakultetet

Çmimi i studimeve (për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë
- E Drejta Penale
- E Drejta Ndërkombëtare
- E Drejta Kushtetuese dhe Administrative
- E Drejta Civile

 

 

 

 

 

 

900 €

 

 

Fakulteti i Administrimit të Biznesit
- Drejtimi i Ekonomiksit
- Drejtimi i Financave dhe Kontabilitetit
- Drejtimi i Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare
- Drejtimi i Menaxhmenti
- Drejtimi i Marketingut

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Studime të Administrimit Publik
- Shkencat Politike
- Menaxhmenti Publik dhe Qeverisja Lokale

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Inxhinieria Softuerike
- Menaxhimi me Bazat e të Dhënave
- Menaxhimi i mjedisit jetësor

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
- Mësimdhënia e Gjuhës Angleze
- Studimet e Gjermanishtes
- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
- Menaxhimi dhe Udhëheqja e Arsimit
- Studimet për Media
- Marrëdhëniet me Publikun dhe  Komunikimi i Marketingut

 

  1. Programet studimore në Shkup

Programet studimore dyvjeçare të ciklit të dytë (studimet pasdiplomike), që ofrohen për vitin akademik 2008/2009, në fakultetet e UEJL-së, në Shkup, janë si vijon:

Fakultetet

Çmimi i studimeve (për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë
- E Drejta Ndërkombëtare
- Studimet e Sigurisë

 

 

900 €

Fakulteti i Administrimit të Biznesit
- Financat dhe Kontabilitetit
- Menaxhmenti

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Studimet për Diplomaci

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Informatika e Biznesit

 

1000 €

- Në rast të paraqitjes së më pak se 20 kandidatëve në programin studimor, Universiteti ruan të drejtën që të mos e hapë drejtimin përkatës dhe kandidatëve gjegjës do t’ju ofrojë mundësi që të regjistrohen në ndonjë program tjetër studimor.
- Rregullat e studimit për të gjithë studentët janë të shpallura në “Përmbledhjen dhe aktet normative për qeverisjen dhe regjimin e studimeve”, në web faqen e Universitetit: http://www.seeu.edu.mk/albanian/general/general.asp

KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në studimet e ciklit të dytë (pasdiplomike) tresemestrale, sipas modelit 4+1, në fakultetet e UEJL-së, për vitin akademik 2008/2009

  1. Programet studimore në Tetovë
    Programet studimore tresemestrale të ciklit të dytë (studimet pasdiplomike), që ofrohen për vitin akademik 2008/2009, në fakultetet e UEJL-së, në Tetovë, janë si vijon:

Fakultetet

Çmimi i studimeve (për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë
- E Drejta Penale
- E Drejta Civile
- E Drejta Evropiane dhe Integrimet

 

900 €

Fakulteti i Administrimit të Biznesit
- Financë
- Menaxhment
- Marketing

 

1200 €

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Administrata Publike e Krahasuar e Unionit  Evropian
- Studimet për Diplomaci

 

900 €

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Zhillimi i Softuerit dhe Aplikacioneve
- Menaxhimi i mjedisit jetësor

 

1200 €

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
- Mësidhënia e Gjuhës Angleze
- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
- Menaxhimi dhe Udhëheqja e Arsimit
- Strategjia Mediale

 

900 €

  1. Programet studimore në Shkup
    Programet studimore tresemestrale të ciklit të dytë (studimet pasdiplomike), që ofrohen për vitin akademik 2008/2009, në fakultetet e UEJL-së, në Shkup, janë si vijon:

Fakultetet

Çmimi i studimeve (për semestër)

Fakulteti i Drejtësisë
- E Drejta Penale
- E Drejta Evropiane dhe Integrimet

 

900 €

Fakulteti i Administrimit të Biznesit
- Finanë
- Menaxhment

 

1200 €

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Studimet për Diplomaci

 

900 €

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Zhvillimi i Softuerit dhe Aplikacioneve vi

 

1200 €

- Në rast të paraqitjes më pak se 20 kandidatë në programin studimor, Universiteti ruan të drejtën që të mos e hapë drejtimin përkatës dhe kandidatëve gjegjës do t’ju ofrojë mundësi që të regjistrohen në ndonjë program tjetër studimor.
- Rregullat e studimit për të gjithë studentët janë të shpallura në “Përmbledhje e akteve normative për qeverisjen dhe regjimin e studimeve”, në web faqen e Universitetit: http://www.seeu.edu.mk/albanian/general/general.asp

  1. Njohja e gjuhëve

    Të gjitha programet studimore, në të dy konkurset për ciklin e dytë të studimeve pasdiplomike (sipas modelit dyvjeçar dhe atij tresemstral), ofrohen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, përveç programeve të shënuara që do të zhvillohen vetëm në gjuhën angleze apo frënge. Megjithatë Universiteti e ruan të drejtën e zhvillimit të pjesëve të ligjëratave apo lëndëve në gjuhën angleze, prandaj njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze është e nevojshme, kurse njohja e së paku dy nga gjuhët e përmendura në nivel akademik, është e obligueshme.
    Përgjegjësinë për këtë kusht e bartë kandidati.

  2. Kushtet dhe kriteret për regjistrim të studentëve  
    1. Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 3+2 (dyvjeçare) kanë kandidatët, që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), ose ekuivalente me studimet trevjeçare (180 ECTS kredi) apo katërvjeçare (240 ECTS).
    2. Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 4+1 (tresemestral), kanë kandidatët, që kanë diplomë (të nostrifikuar)vii universiteti (të ciklit të parë), ose ekuivalente me studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).
    3. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt dhe me vetëfinancim të studimeve të tyre.
    4. ëndët do të jenë të rregullta dhe modulare sipas sistemit: 50% e plan-programit të fakultetit përkatës zhvillohet në formë të rregullt, ndërsa pjesën tjetër të programit do të mund ta kryejnë me studime vetjake (të udhëzuar nga mësimdhënësit). Lëndët e rregullta, do të ofrohen çdo të dytën javë pas orës 16:00, ndërsa të shtunën nga ora 8:00, me qëllim që t’ju përshtaten kandidatëve që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Ndërkaq,  në rastet e lëndëve modulare (kur kemi profesorë të huaj), ligjëratat do të jenë intensive.
    5. Përparësi do të kenë studentët, të cilët gjatë studimeve të ciklit të parë kanë arritur notën mesatare 8.00 e më lartë.
    6. Të gjithë studentët duhet të shkruajnë një ese në gjuhën në të cilën do t’i ndjekin ligjëratat, duke treguar arsyet përse kanë vendosur të studiojnë në këtë program, si dhe të japin një përshkrim të shkurtër të qëllimeve të karrierës së tyre.
    7. Në rast se në programin përkatës studimor nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve, atëherë në atë program nuk do të organizohet mësim. Komisioni Qendror, do të mbikëqyrë implementimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe do të japë udhëzime dhe mendime rreth këtij procesi.

  3. Afatet e paraqitjes dhe regjistrimit për studentët

    Paraqitja e kandidatëve bëhet nga data 16 qershor deri më 28 shtator 2008.

  4. Dokumentet për paraqitje në konkurs dhe regjistrim për të gjithë kandidatët

Të gjithë kandidatët  duhet të dorëzojnë dokumentacionin e poshtëshënuar:


1. Formularin e plotësuar (i cili mund të merret në zyrat e Universitetit ose në web faqen zyrtare të Universitetit - www.seeu.edu.mk) dhe fletëpagesën (PP10), në shumë prej 1.500 denarë, në:


STOPANSKA BANKA
Llogaria rrjedhëse: 200-000877547449
Numri tatimor: 4028003134292

2. Biografi e shkurtër në formë të esesë, ose letërinteresimi, që do të përmbajë, së paku 500 fjalë. Në këtë ese duhet të përmenden arsyet pse studenti aplikon në Universitetin e EJL dhe çka pret ai/ajo. Eseja duhet të shkruhet në bazë të aftësive të të shprehurit që paraqet mundësinë për ese konciz dhe origjinal, ku do të shpalosen aspekte të caktuara të karakteristikave të personalitetit të studentit, biografia e tij ose interesimet e tij.  


3. Diplomë origjinale universiteti (të ciklit të parë), si dhe të gjitha transkriptat origjinale (dhe diplomën shtesë nëse ka), të ciklit të parë të studimeve (ose të verifikuara në noter).    
4. Certifikatë e datëlindjes


5. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës.

 

Dokumentacioni i kërkuar duhet  dërguar në adresën e mëposhtme:

Universiteti i Evropës Juglindore
Aplikim në Studimet Pasuniversitare
Rr. Ilindenit pn
1220 Tetovë, Maqedoni
Telefoni për kontakt: +389 044 356 031

Të gjitha informatat plotësuese, që kanë të bëjnë me konkursin, mund t’i gjeni në web faqen e Universitetit: www.seeu.edu.mk/albanian/spd/spd.asp

 

©2008 South East European University. All rights reserved.