Në kuadër të UEJL-it vepron dhe funksionon edhe biblioteka “Max van der Stoel“, e cila e ka marrë emrin nga vizionari prijës i projektit të themelimit dhe zhvillimit t ë Universitetit të Evropës Juglindore.
Qëllimi kryesor i stafit që punon në këtë bibliotekë është rritja e nivelin të informimit, edukimit, dhe sigurim i një mjedisi për përhapjen dhe shkëmbimin e informatave.
Ndërtesa 702, është hapësirë ku janë të vendosura të gjitha materialet e bibliotekës, duke përfshirë këtu edhe sallat e leximit, të cilat janë në shërbim të lexuesve prej orës 08:00 e deri në 23:00.
Të gjitha informatat e bibliotekës jepen në mënyrë të automatizuar, duke përdorur sistemin EX Libris, http://library.seeu.edu.mk, praktikë moderne që lehtëson procesin e punës si dhe marrjen e informatave nga ana e shfrytëzuesve të saj.
Gjithashtu, shërbimi informativ EBSCO (http://search.epnet.com) jep qasje direkte të të dhënave me material të plotë të on-line revistave, gazetave, dhe burimeve të tjera për kërkime akademike, biznesit, MasterFILE dhe shumë lëmi të tjera. Në kuadër të kësaj, në planin e bibliotekës janë paraparë edhe organizime të kurseve në bashkëpunim me Qendrën kompjuterike poashtu edhe ekspozita etnologjike me karakter të caktuar kohor.
Në bibliotekë funksionon sektori për huazimin e librave, sektori i katalogjizimit si dhe sektori për mbarëvajtjen e gjithë procesit të punës. Të gjitha këto janë ingerenca të drejtueses së bibliotekës.
Që në fillim të funksionimit të saj, qëllimi parësor i bibliotekës Universitare 'Max van der Stoel’, ka qenë furnizimi i saj me materiale të nevojshme për lexuesit, shfrytezimin e së cilës e gezojnë vetëm të punësuarit në Universitet dhe studentët. Andaj, bashkëpunimi me shtëpitë botuese në vend dhe jashtë saj gjithmonë mbetet si detyrë parësore. Fillimisht, përpjekje më të madhe biblioteka bën në sigurimin e literaturës nga të gjitha drejtimet e të gjitha fakulteteve të Universitetit.
Ndihmesë mjaft e madhe, padyshim janë edhe donacionet nga ambasada gjermane dhe ajo franceze te cilat mundësuan që fondi i bibliotekës të pasurohet edhe me literaturë në gjuhën gjermane dhe frenge. Nëpërmjet bashkëpunimit të Universitetit të Indianes një numër i konsiderueshem i titujve janë si donacion nga 'Sabre Foundation’, fondacion ky i cili që në fillim e ka ndihmuar Bilioteken Universitare në pasurimin e saj me tituj të rinj në gjuhën angleze.
Aktualisht, biblioteka posedon afro 15 000 mijë tituj në lëmenj të ndryshëm, që janë të gatshëm për huazim si dhe me shumë tituj të tjerë që janë në procesin e katalogjizimit. Me këtë bibiblioteka synon të plotësojë nevojat dhe kërkesat e studentëve dhe personelit mësimdhënës, gjithmonë në pështatje me programet e fakulteteve.
Këto dhe shumë aktivitete
të tjera, domosdo sigurojnë një qasje në informata,
ide dhe krijimtari, në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor
për të gjithë ata që janë shfrytëzues
të bibliotekës. Andaj primare për bibliotekën
e Universitetit është zgjedhja dhe organizimi i informacioneve,
gjë që mundëson në ngritjen e nivelit në
një standard më të lartë të bibliotekës.
